Përshkrimi
Kërkohen punonjëse për pastrim.
Kompania po kërkon persona të përgjegjshëm dhe seriozë që të bëhen pjesë e ekipit të pastrimit.
Detyrat
- Kryerja e pastrimit dhe mirëmbajtjes në zyra, ambiente biznesi dhe banesa.
- Përdorimi i pajisjeve dhe produkteve profesionale që shërbejnë për pastrim.
- Zbatimi i standardeve të higjienës dhe të cilësisë gjatë punës.
- Bashkëpunimi me pjesën tjetër të ekipit për përmbushjen e shërbimeve.
Kualifikimet
- Përvoja në fushën e pastrimit vlerësohet si përparësi, por nuk kërkohet patjetër.
- Kërkohen përgjegjësi, korrektësi dhe përpikëri në punë.
- Aftësi për të punuar së bashku me ekipin.
- Qasje profesionale në komunikim me klientët.
Ne ofrojmë
- Punësim të rregullt.
- Trajnim profesional.
- Ambient pune serioz dhe miqësor.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim brenda kompanisë.
- Pagë bazë + bonuse në bazë të performancës dhe cilësisë së punës.
Vendndodhja: Tiranë