Përshkrimi
Kërkojmë një Arkëtar/e të angazhuar për ekipin tonë. Ky rol ndikon drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimit cilësor për klientët dhe në garantimin e një eksperience të këndshme për të ftuarit. Kandidati/ja i/e përshtatshëm/me duhet të komunikojë shumë mirë dhe të ketë prirje për mikpritje. Bashkohuni me ekipin për të krijuar përvoja të veçanta për klientët.
Detyrat kryesore
- Pret klientët dhe i mbështet në përcaktimin e porosive të tyre.
- Dallon saktë vaktet që ka porositur secili klient.
- Kujdeset që çdo porosi t’u jepet klientëve në kohën e paraparë.
- Llogarit dhe kryen pagesat e klientëve.
- Rakordon arkën në nisje dhe në përfundim të turnit, duke evidentuar arsyet për çdo mospërputhje të shumës.
- Verifikon nëse produktet janë aktive në sistem dhe, me miratimin e menaxherit, çaktivizon produktet që mungojnë.
- Organizon banakun duke i vendosur mjetet e punës në vendet përkatëse.
- Sigurohet që tavolinat në sallë të pastrohen pasi klientët largohen.
- Kontrollon gjatë turnit që të mos mungojnë materialet bazë, përfshirë çantat e letrës, serviset dhe letrën e kasës.
Kualifikimet
- Kërkohet diplomë e shkollës së mesme.
- Aftësi shumë të mira në komunikim.
- Gatishmëri për punë në turne të ndryshme, përfshirë fundjavat.
- Gjuhë e dytë: anglishtja.
Çfarë ofrohet:
- Ambient profesional dhe përkrahës pune.
- Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi.
- Mundësi avancimi brenda strukturës së kompanisë.
- Ushqim për stafin gjatë turnit.
- Transport për stafin.
- Mundësi për përvojë pune ndërkombëtare.