NJOFTIM PUNE - KËRKOHET ASISTENTE ZYRE
Kërkojmë të punësojmë një Asistente Zyre, të organizuar, korrekte dhe të përgjegjshme.
Detyrat kryesore:
- Përkthime të dokumenteve nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas.
- Përgatitje dhe sistemim dokumentacioni.
- Skanim, printim dhe arkivim dokumentesh.
- Punë me programet Microsoft Word dhe Excel.
- Mbështetje në detyrat e përditshme administrative të zyrës.
Kërkesat:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur.
- Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht Word dhe Excel.
- Përpikëri, korrektësi dhe aftësi organizative.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.