Përshkrimi
Restorant Rapsodia po kërkon të punësojë një Kuzhinier.
Detyrat kryesore
- Përgatit lloje të ndryshme gatimesh, duke ndjekur standardet e trajtimit të ushqimit dhe kërkesat higjieno-sanitare.
- Përgatit artikuj dhe produkte të ndryshme ushqimore sipas kërkesës.
- Verifikon cilësinë e produkteve.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë nga shkolla profesionale për këtë profil.
- Të zotërojë përvojë në role të ngjashme.
- Të ketë njohuri për produkte të ndryshme ushqimore.
- Të njohë dhe të zbatojë receta të ndryshme gatimi.
Çfarë ofrohet
- Sigurohen kushte shumë të mira pune.
- Pagesa është e kënaqshme.
- Ofrohet transport.
Adresa e punës është Kodra e Diellit 2, Tirane.