Përshkrimi
Shqiptarja.com po zgjeron redaksinë e saj online dhe kërkon një Gazetari Web me eksperiencë për angazhim me kohë të plotë.
Detyrat
- Shkruan, redakton dhe publikon lajme në portal në kohë reale.
- Monitoron vazhdimisht aktualitetin dhe ngjarjet kryesore brenda dhe jashtë vendit.
- Mban të përditësuar përmbajtjen e portalit dhe përgatit materialet për publikim në internet.
- Kontrollon informacionin dhe burimet para se materiali të publikohet.
- Bashkëpunon me redaktorët dhe gazetarët në terren për të siguruar raportim të saktë, të shpejtë dhe cilësor.
Kualifikimet
- Përvojë e mëhershme në gazetari, sidomos në mediat online.
- Diplomë në Gazetari, Komunikim ose në një fushë të përafërt.
- Aftësi të shkëlqyera për shkrim, redaktim dhe përdorim të drejtë të gjuhës shqipe.
- Njohuri të mira për aktualitetin, si edhe aftësi për të identifikuar e zhvilluar lajme.
- Aftësi për të punuar shpejt, me saktësi dhe nën presion kohor.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe bashkëpunim efektiv në ekip.
- Gatishmëri për punë me turne.
Orari i punës me turne:
- Turni I: 07:00 – 15:00
- Turni II: 15:00 – 23:00
Ofrohet:
- Kontratë e rregullt pune me angazhim të plotë.
- Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Pagë konkurruese, e përshtatur me eksperiencën dhe profilin e kandidatit.