Përshkrimi
Rent Point Albania sh. p.k. ka një vend të hapur pune për pozitën Punonjës dhënie makina me qira.
Detyrat
- Realizon në kohë dhe me cilësi detyrat që lidhen me rolin e agjentit të shitjes për makinat me qira në zyrën e Rinasit dhe, kur kërkohet, edhe në zyrat e tjera të kompanisë.
- Administron të gjitha thirrjet hyrëse nga klientë të ndryshëm, duke ofruar informacion dhe oferta me qëllim përmbylljen e shitjes së shërbimit në situata të ndryshme.
- Duhet të ketë përvojë në një rol të ngjashëm pune.
- Merr nisma për përmirësimin e bashkëpunimit në ekip dhe për gjetjen e mënyrave më efikase për arritjen e objektivave të kompanisë.
- Mban dhe zhvillon marrëdhënie shumë të mira pune me të gjithë punonjësit e tjerë të kompanisë.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e flotës së kompanisë duke ndjekur procedurat e servisit dhe praktikat që lidhen me siguracionet.
- Përgatit raporte ditore në përfundim të orarit të punës dhe ia paraqet ato menaxherit të shitjeve.
- Zbaton edhe detyra të tjera që i caktohen nga supervizori përkatës.
- Duhet të jetë person fleksibël dhe i gatshëm të punojë me orar të zgjatur, me turne dhe, kur kërkohet, edhe jashtë Tiranës.
Kualifikimet
- Të ketë eksperiencë të mëparshme në dhënien e makinave me qira ose në role të përafërta.
- Të njohë gjuhën angleze; njohja e një gjuhe tjetër konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi të mira në komunikim.
- Të zotërojë njohuri bazë dhe të përgjithshme për përdorimin e kompjuterit.
- Të disponojë patentë të klasit B.
Ofrohet