RE/MAX Global – Kush jemi?
RE/MAX përfaqëson rrjetin më të madh ndërkombëtar në industrinë e pasurive të patundshme dhe është themeluar në vitin 1973 në SHBA. Aktualisht, kompania është e pranishme në mbi 110 shtete, me më shumë se 140,000 agjentë të licencuar dhe 9800 zyra në mbarë botën.
Si një brand global udhëheqës, RE/MAX njihet për profesionalizëm, inovacion dhe rezultate. Qasja jonë bazohet në ofrimin e shërbimeve me standard të lartë për klientët, si edhe në krijimin e mundësive të veçanta për profesionistët që synojnë të ndërtojnë karrierë në industrinë e patundshmërisë.
Tashmë, RE/MAX po e sjell këtë përvojë dhe këtë sukses ndërkombëtar edhe në Kosovë, duke krijuar mundësi për profesionistë të rinj që të bëhen pjesë e një rrjeti botëror dhe të zhvillojnë një karrierë të suksesshme në një brand me reputacion ndërkombëtar.
Agjent/e për patundshmëri
RE/MAX Flagship Kosova, si pjesë e rrjetit më të madh global në sektorin e Pasurive të Paluajtshme, është kompania udhëheqëse dhe e vetmja e këtij niveli që vepron në Shqipëri dhe Kosovë.
Me një kulturë që vendos në fokus njerëzit – si klientët ashtu edhe stafin – kompania synon të ofrojë mjete të avancuara, mbështetje të vazhdueshme dhe trajnime të rregullta në fushën dinamike të Real Estate.
Po kërkohen bashkëpunëtorë shitjesh për zyrat e RE/MAX në KOSOVE Prishtinë, me qëllim që të trajnohen dhe të zhvillohen si profesionistë të suksesshëm në industrinë imobiliare.
Çfarë ofrohet për bashkëpunëtorët?
- Ofrim i trajnimeve dhe certifikimeve të vazhdueshme, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar
- Qasje në një network të zhvilluar dhe në një databazë klientësh të ndërtuar ndër vite
- Përdorim i mjeteve bashkëkohore të marketingut dhe teknologjisë në funksion të suksesit profesional
- Mundësi konkrete për të ngritur biznesin personal brenda një strukture të dëshmuar ndërkombëtarisht
- Ambient pune profesional, motivues dhe përkrahës
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Sigurimin e një shërbimi profesional dhe cilësor për klientët gjatë çdo etape të procesit
- Krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve afatgjata me klientët
- Zbatimin e strategjive të testuara për gjenerimin e klientëve të rinj
- Angazhim aktiv në vetëpromovim dhe marketing përmes kanaleve digjitale dhe rrjeteve sociale
- Zhvillimin e takimeve dhe bashkëpunimit me shitës, blerës dhe qiramarrës për të kuptuar dhe përmbushur kërkesat e tyre
- Menaxhimin e plotë të procesit të shitjes ose qiradhënies, nga identifikimi i pronës deri te përmbyllja e marrëveshjes
Kualifikimet
Kërkesat për aftësitë profesionale dhe personale:
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe në ndërtimin e marrëdhënieve
- Motivim për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektivat
- Njohuri bazike në teknologji, përfshirë Microsoft Office, rrjetet sociale dhe kërkimet online
- Përparësi kanë kandidatët me përvojë në shitje, marketing ose fusha të ngjashme
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh
- Gatishmëri për të punuar me orar fleksibël dhe në terren