Punonjës në Depo (4 Pozita)
Lokacioni i punës: Shkabaj, Obiliq
Detyrat kryesore:
- Pranimi i mallrave, verifikimi i tyre dhe vendosja në hapësirën e depos.
- Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve, si edhe evidentimi i tyre në depo.
- Marrja dhe përgatitja e porosive për procedim.
- Bërja gati e mallrave për dalje nga depoja dhe koordinimi i liferimit.
- Administrimi i mallrave të importuara, duke kontrolluar gjendjen fizike dhe sasinë e tyre.
- Kryerja e kontrolleve dhe inventarizimeve të rregullta për stokun në depo.
- Mbajtja e rendit dhe kujdesi për mirëmbajtjen e hapësirës së punës.
- Përmbushja e detyrave të tjera që caktohen nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë dhe që lidhen me këtë pozitë.
Kualifikimet:
- Gatishmëri për bashkëpunim në ekip dhe për punë në një mjedis dinamik.
- Seriozitet në angazhim dhe përkushtim ndaj synimeve të kompanisë.
- Sjellje profesionale, disiplinë dhe aftësi të mira organizative në punë.
- Përvoja në role të ngjashme konsiderohet përparësi.