Përshkrimi
Rea’s Shpk po kërkon një Financiere (F) për zyrën e saj në Tiranë.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Financë Kontabilitet në Universitetin e Tiranës.
- Të zotërojë mirë paketën MS Office dhe programet financiare; përbën përparësi njohja e Programi bilanc.
- Të ketë aftësi të mira për llogaritje dhe analizë.
- Të komunikojë në mënyrë efektive.
- Të jetë e gatshme dhe e aftë të marrë përgjegjësi e detyra të reja.
- Të tregojë etikë profesionale dhe korrektësi në respektimin e orarit të punës.
Detyrat
- Të verifikojë çdo ditë llogaritë e kontabilitetit për qendrën e kostos së Zyrës Tiranë.
- Të regjistrojë faturat e shitjes dhe blerjes në programin financiar.
- Të kryejë rakordimin e xhirove ditore dhe inventarin e agjentëve të shitjes.
- Të administrojë transferimet ndërmjet magazinave, inventarin e agjentëve të shitjes dhe të evidentojë diferencat periodike.
- Të përgatisë listëpagesat e zyrës, të përllogarisë bonuset e agjentëve të shitjes dhe të mirëmbajë dokumentacionin e nevojshëm të zyrës.
- Të realizojë porositë pranë furnitorëve përkatës dhe t’i ndjekë ato deri në mbërritjen në magazinë.
- Të rakordojë dhe komunikojë periodikisht me klientët, si edhe të pajtojë çdo muaj librin e shitjeve në programin financiar dhe selfcare.
- Të hartojë raporte të ndryshme financiare sipas kërkesave të eprorëve.