Përshkrimi
Po kërkohet një Montator i përkushtuar dhe me dëshirë për punë, që të bëhet pjesë e ekipit. Personi i përzgjedhur do të merret me përgatitjen dhe montimin e produkteve në ofiçinën e prodhimit, si edhe me vendosjen e tyre te klientët në kantier.
Detyrat
Detyrat kryesore përfshijnë:
- Realizon montimin e produkteve në ofiçinën prodhuese duke ndjekur udhëzimet teknike.
- Bën transportimin e produkteve dhe i monton ato në kantieret e klientëve.
- Përdor saktë dhe me kujdes mjetet dhe pajisjet e punës.
- Kujdeset që montimi të kryhet me cilësi dhe saktësi.
- Punon ngushtë me ekipin e prodhimit dhe atë të montimit për mbylljen e punimeve brenda afateve të përcaktuara.
- Zbaton standardet e sigurisë dhe procedurat e kompanisë.
Kualifikimet
Kërkesat për këtë rol janë:
- Përvoja në montim ose në punime mekanike apo metalike konsiderohet përparësi.
- Aftësi në përdorimin e veglave elektrike dhe manuale të punës.
- Disponueshmëri për të punuar si në ofiçinë, ashtu edhe në kantier.
- Ndjenjë përgjegjësie, korrektësi dhe aftësi për bashkëpunim në grup.
Çfarë ofrohet
- Pagë 90,000 – 100,000 lekë neto në muaj
- Orari i punës: 07:30 – 16:00
- Punohet nga e hëna deri të shtunën
- 26 ditë pune në muaj
- Kompania siguron transportin nga Vlora deri në vendin e punës
- Ofron kushte shumë të mira pune dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë