Përshkrimi
Rametal sh.p.k po kërkon të rekrutojë një Ekonomiste Durrës.
Përgjegjësitë
Detyrat kryesore:
- Administrimi dhe verifikimi i dokumenteve financiare.
- Hedhja dhe pajtimi i faturave, blerjeve e shitjeve, si edhe i pasqyrave financiare.
- Monitorimi i arkëtimeve dhe pagesave, përfshirë bashkëpunimin me bankat.
- Mbajtja e regjistrave për regjimin e Përpunimit Aktiv -RPA.
- Përputhja e të dhënave fizike me dokumentet doganore.
- Hartimi dhe organizimi i dokumentacionit për procedurat e doganës.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Diplomë e arsimit të lartë në Financë-Kontabilitet/Ekonomi dhe eksperiencë në financë ose kontabilitet.
- Njohuri për procedurat doganore.
- Aftësi të mira në Excel.
- Saktësi, aftësi organizative dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Vendndodhja e punës është Durrës, Mbikalimi i Fllakes.
- Orari i punës është 08-16, nga e hëna deri të premten.
- Transporti nuk ofrohet.