QUALITY PHARMA PO PUNËSON
SALES & MEDICAL TEAM MANAGER
Tiranë, Shqipëri
Quality Pharma kërkon të zgjerojë ekipin me një Sales & Medical Team Manager, i cili do të jetë përgjegjës për drejtimin, organizimin dhe zhvillimin e ekipit të Agjentëve të Shitjes dhe Medical Representatives (MedRep).
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Menaxhon dhe koordinon përditë ekipin e Agjentëve të Shitjes dhe Medical Representatives.
- Përcakton dhe ndjek objektivat individuale dhe ekipore.
- Harton dhe kontrollon planet e vizitave në farmaci, klinika dhe te mjekë.
- Monitoron performancën e ekipit përmes KPI-ve dhe raporteve periodike.
- Analizon rezultatet e shitjeve sipas zonave, klientëve dhe produkteve.
- Shoqëron periodikisht agjentët dhe MedRep-ët në terren për vlerësim dhe coaching.
- Trajnon dhe zhvillon profesionalisht ekipin.
- Siguron prezantimin profesional të produkteve dhe markave të kompanisë.
- Bashkëpunon me Marketingun, Shitjet dhe Menaxhmentin për zbatimin e strategjive tregtare.
- Identifikon mundësi të reja për rritjen e shitjeve dhe zhvillimin e produkteve në treg.
- Raporton periodikisht mbi performancën, aktivitetet e ekipit dhe zhvillimet në treg.
PROFILI QË KËRKOJMË
- Eksperiencë në menaxhimin e ekipeve të shitjes dhe/ose Medical Representatives.
- Preferohet eksperiencë në industrinë farmaceutike, suplemente ushqimore, dermokozmetikë ose FMCG.
- Aftësi të forta drejtuese, organizative dhe komunikuese.
- Orientim i qartë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave.
- Aftësi për të analizuar shitjet, performancën dhe KPI-të e ekipit.
- Aftësi për të motivuar, trajnuar dhe zhvilluar ekipin.
- Disponueshmëri për punë të rregullt në terren.
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
ÇFARË OFRON QUALITY PHARMA
- Pozicion drejtues në një kompani në zhvillim.
- Paketë konkurruese pagese dhe sistem bonusi sipas performancës.
- Mundësi reale për zhvillim profesional dhe rritje brenda kompanisë.
- Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme.
- Ambient profesional dhe dinamik pune.