Përshkrimi i Pozicionit:
ProCredit Bank është në kërkim të një personi të kualifikuar, të motivuar dhe entuziast, i cili do t’i bashkohet Njësisë së Përputhshmërisë, në pozicionin e Specialistit të Përputhshmërisë.
Përgjegjësitë kryesore
- Ndjek rregullisht publikimet në Fletoren Zyrtare dhe aktet rregullatore të Bankës së Shqipërisë në faqen e saj zyrtare, me qëllim identifikimin e kërkesave dhe ndryshimeve rregullatore me ndikim në veprimtarinë e Bankës.
- Vlerëson ndikimin e mundshëm të ndryshimeve ligjore dhe rregullatore në veprimtarinë e Bankës dhe në kuadrin e përputhshmërisë, si dhe ndjek zbatimin e tyre nga njësitë përgjegjëse të Bankës.
- Vlerëson dhe dokumenton rreziqet e përputhshmërisë në njësitë e Bankës. Është përgjegjës për vlerësimin e ndryshimeve në legjislacionin e zbatueshëm për të dhënat personale dhe ndjek implementimin e ndryshimeve në këtë fushë nga strukturat e tjera në bankë.
- Përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës për regjistrimet ligjore për palët e treta (BSH, ASD, KMDP, Autoriteti i Konkurrencës, QKB, etj.).
- Jep opinion për trajtimin e kërkesave nga palët e treta, sipas procedurave të bankës.
- Menaxhon dhe trajton ankesat e klientëve të bankës sipas procedurës së Administrimit të Ankesave në bankë.
- Përgatit dokumentacionin e duhur mbështetës, siç kërkohet përkatësisht nga autoritete të ndryshme apo palë të treta në emër të bankës.
- Raporton te eprorët për çështjet e përputhshmërisë në bankë.
Kualifikimet
- 3+ vite eksperiencë në sektorin bankar, në pozicione të ngjashme.
- Diplomë Bachelor/Master në Drejtësi, Biznes ose Financë.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit në fuqi.
- Energjik, i organizuar dhe veçanërisht shumë i vëmendshëm për detaje.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi personal.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.