A jeni apasionuar për analizën financiare dhe botën e biznesit?
ProCredit Bank kërkon të punësojë një individ të dedikuar dhe me eksperience në rolin e Këshilluesit të Biznesit, për segmentin e klientëve Mikro, në degën e Durrësit. Kandidati i përzgjedhur do të punojë në një ambient sa sfidues, aq dhe dinamik. Ky pozicion konsiston në takime të shpeshta me klientë të rinj dhe ekzistues, në zhvillimin e portofolit të Biznesit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgjegjës në prezantimin e bankës para klientëve të rinj dhe ekzistues, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët e biznesit.
- Organizon dhe zhvillon takime me klientët e rinj.
- Analizon në mënyrë periodike zhvillimin e klientëve në portofol dhe bashkëpunimin e tyre me bankën.
- Bën propozime në komitetin e biznesit si edhe ndjek realizimin e vendimeve të marra në komitet për të gjithë klientët në portofol.
- Përgjegjës për ruajtjen dhe zhvillimin e një portofoli cilësor në terma ekspozimesh kredie si edhe shërbimesh të tjera bankare.
- Është iniciues dhe pjesëmarrës aktiv në komitetet e biznesit për klientët e portofolit të tij/ saj, etj.
Kriteret për kandidatët:
- Eksperiencë pune të mëparshme si Këshillues Biznesi, e preferueshme mbi 2 vite, ne sektorin bankar.
- Njohuri dhe aftësi në të kuptuarit e parimeve dhe praktikave të veprimeve me biznesin e vogël/të mesëm.
- Aftësi në analizimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
- Aftësi të mira në komunikimin dhe shërbimin me klientin.
- Aftësi për mbledhje të dhënash, përpunim informacioni dhe përgatitje raportesh.
- Diplomë universitare (Bachelor ose Master).
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.