Përshkrimi
Pro-Fast synon të punësojë një Agjent Shitjesh me aftësi komunikimi dhe fokus te rezultatet, i cili do të promovojë produktet dhe shërbimet, do të zgjerojë rrjetin e klientëve dhe do të kontribuojë në shtimin e shitjeve.
Detyrat kryesore
- Të gjejë klientë të rinj dhe të vendosë kontakt me ta.
- Të prezantojë produktet dhe shërbimet në përputhje me nevojat e klientëve.
- Të hartojë oferta dhe të ndjekë ecurinë e tyre deri në përmbylljen e shitjes.
- Të ruajë dhe të forcojë marrëdhëniet me klientët ekzistues.
- Të monitorojë porositë dhe të bashkërendojë punën me departamentet përkatëse.
- Të përmbushë objektivat e shitjeve dhe të raportojë rregullisht për rezultatet.
Kualifikimet e kërkuara
- Zotësi të mira në komunikim, prezantim dhe negocim.
- Përvoja e mëparshme në shitje vlerësohet si përparësi.
- Aftësi për të punuar si individualisht, ashtu edhe në ekip.
- Aftësi organizative, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Zotërimi i patentës së klasit B.