Përshkrimi
Praslin Investment SHPK vepron në sektorin e ndërtimit dhe kërkon të angazhojë një kolege në rolin e Arkëtares, pranë departamentit të Financës.
Roli: Arkëtare
Angazhimi është me kohë të plotë, nga e Hëna deri të Premten.
Detyrat kryesore
- Regjistrimi në sistemin financiar i të gjitha veprimeve të arkës.
- Hedhja e saktë e shitjeve dhe pagesave në programet përkatëse.
- Shqyrtimi i faturimeve ditore dhe konfirmimi i përputhjes së tyre me shitjet.
- Rakordimi i arkës në baza ditore.
- Verifikimi dhe garantimi i saktësisë së shumës cash në arkë.
- Hartimi dhe kontrollimi i raporteve të përditshme të arkës dhe faturimeve.
- Bashkëpunimi me ekipin administrativ për kontrollin e pagesave.
- Mbajtja konfidenciale e çdo transaksioni.
- Mësimi dhe përdorimi i programeve të reja financiare që përdor kompania.
Kërkesat
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë; preferohen studimet në financë, kontabilitet ose Ekonomi.
- Të zotërojë mbi 2 vite përvojë pune.
- Të ketë njohuri bazë të paketës Microsoft Office dhe të programeve të tjera financiare.
- Të ketë aftësi të mira për llogaritje dhe analizë.
- Të jetë e gatshme dhe e hapur për të marrë përgjegjësi e detyra të reja.
- Të demonstrojë aftësi të mira organizative.
- Të jetë në gjendje t'i realizojë detyrat brenda afateve.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të ndërtojë raporte të mira me kolegët dhe të punojë me efikasitet në ekip.
Adresa: Terminali Lindor i Autobusëve, Rrethrrotullimi i TEG