Ekipi i Postman po zgjerohet!
Postman shpall vend të lirë pune për:
- Korrier - Podujevë (1 Pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Përzgjedh dhe skanon dërgesat që pranohen.
- Sistemon porositë hyrëse sipas itinerareve dhe adresave të dorëzimit.
- Kujdeset që çdo porosi të dorëzohet saktë dhe brenda afatit, në përputhje me rregullat postare dhe standardet e shërbimit.
- Kontakton klientët me telefon dhe dorëzon dërgesat në adresat e tyre të sakta.
- Trajton me respekt dhe në kohën e duhur çdo kërkesë apo ankesë të klientëve.
- Punon së bashku me kolegët dhe mbikëqyrësit për të përmirësuar itineraret e dorëzimit, për të zgjidhur problemet gjatë dorëzimit dhe për të rritur efikasitetin e përgjithshëm dhe kënaqësinë e klientëve.
- Njeh terrenin përkatës që i caktohet nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet e nevojshme:
- Eksperienca në shërbimet postare përbën përparësi.
- Kërkohen shkathtësi shumë të mira në komunikim.
- Është e detyrueshme patenta e shoferit me Kategori B.