Nr. 01-1927/26, më 14-10-2026.
Duke u mbështetur në Nenin 8 të Ligjit të Punës (Ligji nr. 03/L-212), në Rregulloren për Rregullimin e Marrëdhënies së punës nr 01-3060/24 të datës 31.12.2024 dhe në Vendimin e Bordit të Drejtorëve me numër 01-1853/26 të datës 05.10.2026, PK Sh.A. shpall më 14.10.2026 konkursin e mëposhtëm:
Pozita e shpallur:
Paga bruto: 590.25
Për rolin dhe ndërmarrjen: PK Sh.A. synon zhvillimin e biznesit duke u mbështetur në përvojat më bashkëkohore të shërbimeve postare dhe komerciale, me qëllim përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në ofrimin e tyre. Ndërmarrja kërkon profesionistë që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e biznesit dhe të kompetencave të saj përmes metodave dhe praktikave moderne.
Afati i kontratës: Marrëdhënia e punës lidhet për kohë të pacaktuar dhe përfshin një periudhë provuese prej 6 muajsh. Kjo përcaktohet sipas nenit 21 pika.9, neneve 23 dhe 24 të Rregullores për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës për Punonjësit e Postës së Kosovës Nr. 01-3060/24, datë 31.12.2024.
Roli në rajon: Postier - Regjioni i Prishtinës
Lokacioni i angazhimit: Lipjan - 1 ekzekutues
Merr në pranim dhe shpërndan letër-dërgesa, koliposta dhe produkte të tjera të PK Sh.A. që i janë ndarë ose ngarkuar nga kartuesi/ja. Kujdeset për pranimin dhe dorëzimin e letër-dërgesave dhe kolipostave brenda rajonit përkatës. Realizon shitjen e produkteve në kuadër të shërbimeve të PK Sh.A. dhe mban përgjegjësi për përmbushjen e caqeve të shitjes të përcaktuara nga qendra. Përgjigjet për produktet e marra për shitje, tel. USSD, si dhe për evidentimin, klasifikimin dhe ruajtjen e dokumentacionit manipulativ në baza ditore, dekadore dhe mujore. Vë në zbatim ndryshimet që lidhen me shpërndarjen dhe dorëzimin. Kujdeset për sjellje të mirë dhe për respektimin e Kodit të Mirësjelljes dhe Kodit mbi Trajtimin e Dërgesave Postare. Përmbush gjithashtu detyra të tjera të nevojshme që i caktohen nga Kontrollori i Shpërndarjes/Kartuesi ose Përgjegjësi i Zyrës Postare.
Për kryerjen e punës raporton te Kontrollori i Shpërndarjes/Përgjegjësi i Zyrës Postare.
Periudha e konkursit fillon më 14.10.2026 dhe mbyllet më 29.10.2026, në orën 24:00.
Personat që përmbushin kriteret do të kalojnë fillimisht në testim me shkrim. Në listën e ngushtë dhe në fazën e intervistës do të përfshihen vetëm kandidatët që e kalojnë këtë test.
Nora Rraci
Kryeshef Ekzekutiv i Posta e Kosovës Sh.A.