Përshkrimi
Pizza Lit është në kërkim të një Kujdestari/e për Këndin e Lojërave.
Detyrat
- Të monitorojë fëmijët teksa përdorin zonën e lojërave.
- Të sigurojë mbrojtjen e tyre dhe zbatimin e rregullave të hapësirës.
- Të organizojë dhe të mbajë të rregullt ambientin e lojërave.
- Të komunikojë me mirësjellje me fëmijët dhe prindërit.
- Të njoftojë për çdo çështje problematike ose rast të pazakontë.
Kualifikimet
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e përgjegjshëm/me, i/e durueshëm/me dhe komunikues/e.
- Të zotërojë aftësi të mira për komunikim dhe kujdes ndaj fëmijëve.
- Përvoja e mëhershme e punës me fëmijë konsiderohet përparësi.
- Të jetë i/e gatshëm/me për punë në ekip dhe në një mjedis dinamik.
Adresa e punës është në Komuna e Parisit.