Petrol Company SH.P.K kerkon Menaxher/e te Kontabilitetit — pozita me e larte e funksionit te kontabilitetit ne kompani.
Personi qe zgjidhet udheheq zyren e kontabilitetit dhe pergjigjet per saktesine, afatet dhe perputhshmerine e raportimit financiar e tatimor. Raporton drejtperdrejt te drejtori.
Detyrat dhe pergjegjesite:
- Perpilimi dhe nenshkrimi i pasqyrave financiare zyrtare dhe menaxheriale
- Mbyllja mujore dhe vjetore e llogarive brenda afateve te percaktuara
- Deklarimi i tatimeve ne ATK: TVSH, tatimi ne burim, tatimi ne qira, tatim-kontributet dhe deklarimi vjetor
- Komunikimi me inspektoret e ATK-se dhe pergatitja e pergjigjeve e dokumentacionit
- Perkujdesja per perputhshmerine me legjislacionin tatimor dhe kontabel ne fuqi
- Pergatitja e dokumentacionit financiar per kerkesa bankare dhe komunikimi me institucionet financiare
- Percjellja dhe barazimi i gjendjes materiale te derivateve ne baza mujore
- Mbikeqyrja e barazimeve me furnitore e blerese dhe e llogarive te arketueshme e te pagueshme
- Raportet e krahasimeve vjetore per shitje dhe profitabilitet
- Udheheqja, organizimi dhe vleresimi i punes se stafit te zyres se kontabilitetit
- Bashkepunimi me auditorin e jashtem dhe pergatitja e materialit per auditim
Kerkesat:
- Diplome universitare ne Kontabilitet, Financa ose fusha te ngjashme
- Minimum 7 vite pervoje ne kontabilitet, prej te cilave se paku 3 vite ne pozite udheheqese ose mbikeqyrese
- Pervoje e deshmuar ne mbyllje mujore e vjetore dhe ne perpilimin e pasqyrave financiare
- Njohuri te deshmuara te legjislacionit tatimor te Kosoves dhe pervoje ne komunikim me ATK-ne
- Certifikim profesional (SCAAK ose i ngjashem) perben avantazh
- Njohuri shume te mira te programeve financiare/ERP dhe MS Excel
- Aftesi udheheqese, organizative, korrektesi dhe integritet profesional
Cfare ofrojme:
- Pozite udheheqese me raportim te drejtperdrejte te drejtori
- Paga konkurruese, sipas pervojes dhe deshmise ne pune
- Kompani e konsoliduar, lider ne tregun e Kosoves qe nga viti 1989
Vendi i punes: Administrata, Miradi e Ulet