Përshkrimi
Pozita e lirë: Shitës/e në Magazinë – DURRËS
Kërkohet një Shitës/e në Magazinë që ka përvojë pune dhe banon në Durrës.
Detyrat
- Ofrimi i shërbimit për klientët dhe udhëzimi i tyre lidhur me produktet.
- Përgatitja e porosive dhe monitorimi i tyre.
- Organizimi i artikujve dhe ruajtja e rregullit në magazinë.
- Koordinimi me stafin për zhvillimin e mbarë të punës.
Kualifikimet
- Përvojë e mëhershme në shitje ose në punë magazine.
- Përvoja me materiale ndërtimi konsiderohet përparësi.
- Mosha e dëshiruar është 25–40 vjeç.
- Banimi në Durrës.
- Aftësi të mira në komunikim, korrektësi dhe ndjenjë përgjegjësie.
Ne ofrojmë:
- Kontratë pune me orar të plotë.
- Pagesë konkurruese, e përcaktuar sipas kualifikimeve dhe përvojës.
- Mundësi për avancim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Mjedis pune profesional, me frymë bashkëpunuese.
Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.