Përshkrimi
Kompania po kërkon të angazhojë me orar të plotë një Inxhinier Teknolog Betoni / Concrete Technologist Durres, me profilizim në laborator dhe me njohuri të fokusuara te betoni dhe aditivët që përdoren për të.
Detyrat
- Zhvillimi i analizave dhe provave laboratorike për betonin në gjendje të freskët dhe pas forcimit.
- Përdorimi dhe zbatimi i aditivëve të betonit në përputhje me kërkesat teknike.
- Verifikimi i cilësisë së materialeve bazë dhe i përzierjeve të betonit.
- Përgatitja e raporteve të laboratorit dhe shpjegimi i gjetjeve të dala nga testimet.
- Garantimi që produktet të jenë në përputhje me standardet dhe specifikimet teknike përkatëse.
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Materialesh ose në një fushë të përafërt.
- Eksperiencë pune 5 vite.
- Njohje të mira për teknologjinë e betonit, aditivët dhe specifikimet teknike që lidhen me betonin.
- Përvoja e mëparshme në laborator betoni konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi të mira në organizim, analizë dhe komunikim.
- Leje drejtimi (kategori B) vlerësohet si avantazh.
Ne ofrojmë
- Marrëdhënie pune me kohë të plotë.
- Pagë konkurruese në varësi të kualifikimit dhe eksperiencës.
- Hapësira për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Mjedis pune profesional dhe me frymë bashkëpunuese.