Përshkrimi
Pespa Alumin shpk kërkon të punësojë një Arkitekt / Ndihmes Arkitekt Durres, me banim në Tirane ose ne Durres.
Vendndodhja: Durrës – Perballe Gjykates se Apelit, Shkozet Durres.urrës
Detyrat
- Të hartojë dhe zhvillojë projekte arkitekturore.
- Të përgatisë dhe të përpunojë vizatime teknike.
- Të përdorë programe projektimi, përfshirë AutoCAD dhe programe të ngjashme.
- Të realizojë matje dhe kontrolle në terren.
- Të bashkëpunojë me inxhinierët dhe udhëheqësit e projekteve.
- Të koordinojë zgjidhjet arkitekturore me kërkesat teknike të projektit.
- Të mbikëqyrë zbatimin e projektit gjatë etapave të prodhimit dhe montimit.
- Të verifikojë që punimet përputhen me projektin.
Kualifikimet
- Diplomë në Arkitekturë.
- Banimi në Durrës ose Tirane.
- Pranohen edhe te sapodiplomuar, pa eksperience.
- Të kenë bazë në projektet e arkitekturës.
- Aftësi të mira profesionale dhe organizative.
- Përkushtim dhe gatishmëri për punë në ekip.
Bëhuni pjesë e ekipit tonë!