Përshkrimi
Pozita Operator/e Salle Per Sigurine Fizike Qerret ka për detyrë të mbikëqyrë dhe të koordinojë shërbimet e sigurisë gjatë gjithë kohës, 24/7. Personi në këtë rol ndjek sistemet e alarmit dhe kamerat e sigurisë (CCTV), mban komunikim me patrullat në terren dhe organizon reagimin ndaj incidenteve, duke siguruar zbatimin e rregullave dhe procedurave të sigurisë.
Detyrat
- Vëzhgimi i sistemeve të alarmit dhe i kamerave të sigurisë.
- Marrja dhe menaxhimi i sinjaleve të alarmit në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Bashkërendimi dhe komunikimi i pandërprerë me patrullat dhe stafin në terren.
- Regjistrimi dhe raportimi i çdo rasti në sistem, si edhe në raportet ditore.
- Njoftimi i institucioneve përkatëse në situata emergjente, sipas protokolleve në fuqi.
- Mbajtja e dokumentacionit dhe e regjistrave operativë të përditësuar.
- Garantimi i funksionimit të duhur të pajisjeve në sallën operative dhe raportimi i çdo problemi teknik.
- Zbatimi i standardeve të konfidencialitetit dhe i procedurave të sigurisë.
Kualifikimet
- Arsim i mesëm ose i lartë, me përparësi për profile në siguri, IT ose administrim.
- Përvoja e mëparshme në sallë operative, qendër monitorimi ose në kompani sigurie konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, përfshirë MS Office dhe sistemet e monitorimit.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe koordinim.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime të shpejta.
- Gatishmëri për angazhim me turne, duke përfshirë ndërrimet e natës, fundjavat dhe festat.
- Integritet, ndjenjë e lartë përgjegjësie dhe korrektësi në kryerjen e detyrave.
Ofrohet
- Mjedis pune profesional dhe përkrahës.
- Trajnim hyrës dhe mundësi për zhvillim të vazhdueshëm.
- Pagë konkurruese dhe bonuse në bazë të performancës.
- Kontratë e rregullt pune dhe mundësi për avancim në karrierë.
Dokumentet e kërkuara