Përshkrimi
Kompania kërkon të angazhojë një Oficer Security me përgjegjësi për ruajtjen e sigurisë, rendit dhe kontrollit në ambientet e bankës. Kandidati duhet të ketë autorizim për mbajtjen e armës luftarake për sigurimin e bankave dhe të jetë në moshë deri në 60 vjeç.
Detyrat
- Mbikëqyr hyrje-daljet e stafit, vizitorëve dhe personave të lejuar.
- Verifikon dokumentet identifikuese dhe evidenton vizitorët në përputhje me procedurat e brendshme.
- Vëzhgon hapësirat e jashtme dhe të brendshme të institucionit.
- Vepron me profesionalizëm në raste incidentesh, emergjencash apo situatash të pazakonshme.
- Koordinon me stafin administrativ dhe ekipet përkatëse për çështje që lidhen me sigurinë.
- Zbaton me përpikëri rregullat e konfidencialitetit dhe protokollet institucionale.
Kualifikimet
- Të jetë i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës luftarake për sigurimin e bankave.
- Të disponojë certifikatën përkatëse.
- Të jetë në moshë deri në 60 vjeç.
- Përvoja e mëparshme në siguri, polici, ushtri ose role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Të ketë paraqitje të rregullt dhe sjellje profesionale.
- Të zotërojë aftësi të mira komunikimi dhe të ruajë qetësinë në situata të ndryshme.
- Të jetë korrekt, i përgjegjshëm dhe i saktë me orarin.
- Të ketë integritet të lartë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.
- Të mos ketë precedentë penalë.
- Të tregojë kujdes ndaj detajeve.
- Të jetë në gjendje të ndjekë procedura dhe udhëzime.
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me stafin dhe vizitorët.
- Të mbajë qëndrim profesional dhe serioz në punë.
Dokumentet e kërkuara