Përshkrimi
Pelikani Security synon të angazhojë një Mekanik Oficine profesionist dhe të përkushtuar, i cili do t’i bashkohet ekipit.
Detyrat
- Të diagnostikojë automjetet dhe të përcaktojë defektet mekanike.
- Të realizojë riparimet, si edhe mirëmbajtjen e rregullt periodike.
- Të përdorë pajisjet dhe veglat e ofiçinës me saktësi dhe në mënyrë të sigurt.
- Të verifikojë automjetin pasi të kenë përfunduar punimet.
- Të zbatojë standardet e sigurisë dhe procedurat e punës.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme konsiderohet përparësi.
- Të jetë i aftë të punojë si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Mosha 25-55 vjec.
- Të ketë vullnet për të mësuar dhe përparuar profesionalisht.
- Njohja e gjuhës italiane vlerësohet si avantazh.
- Përvoja dhe kompetencat praktike do të vlerësohen gjatë procedurës së përzgjedhjes.