Përshkrimi
Pegasus SHPK, një kompani që shpërndan produkte mjekësore okulistike, kërkon një Sales Person për të zgjeruar praninë në tregun shqiptar. Kandidati i përzgjedhur do të prezantojë dhe shesë produktet e kompanive ndërkombëtare si Alcon Surgical, Alcon Vision Care, Tomey, Quantel Medical, Haag-Streit Surgical, Aurolab dhe të tjera, duke krijuar bashkëpunime afatgjata me okulistë, klinika kirurgjikale dhe optika në vend.
Detyrat
Detyrat kryesore
- Shitja e portofolit të plotë: Ofrimi i produkteve të Alcon Surgical, përfshirë lente kirurgjikale, materiale dhe pajisje kirurgjikale, si edhe të Alcon Vision Care, përfshirë lente kontakti dhe produkte përkujdesjeje, bashkë me produktet e Tomey, Quantel Medical, Haag-Streit Surgical dhe Aurolab.
- Takime klinike: Zhvillimi i takimeve periodike me mjekë okulistë, klinika kirurgjikale okulistike, optika dhe qendra shëndetësore për të paraqitur e promovuar produktet.
- Trajnimi i stafit: Udhëzimi i stafit të klientëve mbi përdorimin dhe përfitimet e produkteve në portofol.
- Menaxhimi i sektorit: Administrimi i porosive, ndjekja e territorit gjeografik dhe dërgimi i raporteve të rregullta te drejtoria e shitjeve.
- Zhvillimi i tregut: Monitorimi i zhvillimeve në tregun okulistik dhe gjetja e mundësive të reja për biznes.
- Trajnime ndërkombëtare: Angazhimi aktiv në trajnime dhe seminare brenda ose jashtë vendit, të organizuara nga kompanitë e përfaqësuara.
Kualifikimet
Arsimi dhe profili akademik
- Kërkohet diplomë Bachelor; Masteri konsiderohet avantazh.
- Profili i preferuar: Optometri, Fizikë, Farmaci ose degë të profilit mjekesor.
Eksperienca profesionale
- Përvoja në sektorin okulistik ose mjekësor është e dëshirueshme, por nuk është kusht i detyrueshëm.
- Aftësi të provuara në shitje dhe në administrimin e klientëve.
Aftësitë e kërkuara
- MS Office: Zotërim i mirë i Word, Excel dhe PowerPoint.
- Gjuha Angleze: Njohje shumë e mirë e anglishtes, si në komunikim me shkrim ashtu edhe me gojë.
- Patentë Drejtimi: Kërkohet leje drejtimi e kategorisë B.
- Aftësi të mira për komunikim, prezantim dhe negocim.
- Organizim i mirë dhe aftësi për vetë-menaxhimin e kohës.
Paga neto varion nga 80,000 – 150,000 Lekë / muaj dhe është e negociueshme ne varesi te ekperiences.
Adresa: Ish Frigoriferi, Tiranë, Shqipëri