Përshkrimi
Accounting Specialist
Detyrat
Përgjegjësitë e pozicionit Accounting Specialist
- Ofrimi dhe mbikëqyrja e shërbimeve të ndërlikuara në kontabilitet dhe administratë, duke përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raporteve sipas parimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, aktivitete outsourcing si edhe mbështetje kontabël dhe administrative;
- Dhënia e këshillimit tatimor të zakonshëm;
- Përgatitja dhe administrimi i detyrimeve tatimore të kompanisë;
- Hartimi i llojeve kryesore të deklaratave tatimore dhe formularëve përkatës, si edhe kryerja e pagesave tatimore;
- Organizimi dhe drejtimi i bashkëpunëtorëve;
- Përgatitja e faturimit elektronik.
Kualifikimet
Kërkesat për pozicionin Accounting Specialist
- Diplomë Bachelor në Accounting, Finance ose në një fushë të ngjashme;
- 2-3 vite përvojë në accounts payable ose në kontabilitet;
- Njohuri teknike mbi rregulloret, politikat dhe procedurat e kontabilitetit;
- Aftësi të mira kompjuterike, përfshirë përdorimin e databazave të kontabilitetit, Excel, Alpha Business/Web, Zucchetti dhe programeve të tjera;
- Kujdes i lartë ndaj detajeve dhe respektim i afateve;
- Aftësi për të analizuar dhe hulumtuar informacionin në mënyrë të plotë;
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim me shkrim dhe verbal;
- Njohuri të mira komunikimi në gjuhën angleze dhe italiane.