Përshkrimi
Pastiçeri Pasha Turke kërkon të angazhojë 4 Agjent Shitjesh.
- Do të kujdeseni për administrimin, zhvillimin dhe zgjerimin e bazës së klientëve në zonën e caktuar, duke realizuar shitje të drejtpërdrejta në terren.
- Roli i përshtatet një profesionisti energjik, të fokusuar te rezultatet dhe te krijimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Zonat e mbuluara janë Tirana, Veriu, Jugu dhe Shqipëria e Mesme.
- Mosha e kërkuar është 25-45 vjeç.
- Kërkohet përvojë me produkte ushqimore dhe njohje e mirë e marketeve.