VENDE TË LIRA PUNE – PUNËTOR/E NË BANAK
PastaFasta kërkon punëtorë/e për punë në banak në lokalet e saj.
Detyrat e punës:
- Të përgatisë pasta duke ndjekur standardet dhe udhëzimet e restorantit.
- T’u ofrojë klientëve shërbim korrekt dhe profesional.
- Të përdorë arkën dhe të pranojë pagesat.
- Të sigurojë pastërti dhe higjienë në banak dhe në hapësirën ku punohet.
- Të kujdeset për produktet dhe pajisjet e restorantit.
- Të zbatojë rregullat e brendshme dhe të bashkëpunojë me anëtarët e tjerë të stafit.
Kriteret dhe kualifikimet:
- Të tregojë përgjegjshmëri dhe korrektësi gjatë punës.
- Të komunikojë mirë dhe të sillet me kulturë ndaj klientëve.
- Të jetë i/e aftë të bashkëpunojë në ekip.
- Të ketë vullnet për të mësuar dhe për t’u përshtatur me standardet e punës.
- Eksperienca në gastronomi përbën avantazh, por nuk kërkohet domosdoshmërisht.
Vendet ku zhvillohet puna:
- Në Fushë Kosovë – Rruga Dardania
- Në Prishtinë – Rruga Nazim Gafurri
- Në Prishtinë – Rruga Muharrem Fejza
Dokumentet e kërkuara:
PastaFasta ju fton t’i bashkoheni ekipit të saj!