Përshkrimi
Partner Ballkanik sh.p.k po kërkon të angazhojë një Shofer Shperndarje.
Detyrat
Përgjegjësitë
- Të vendosë përparësi në shpërndarjen e produkteve.
- Të transportojë, dorëzojë dhe shkarkojë produktet në mënyrë korrekte e të sigurt, pa dëmtuar ose humbur mallin.
- Të zbatojë udhëzimet e magazinës dhe të klientëve lidhur me dorëzimin.
- Të respektojë kohën dhe rutinën e shpërndarjes, duke marrë parasysh trafikun dhe faktorë të tjerë.
- Të arkëtojë pagesat për porositë e dorëzuara.
- T'ua përcjellë niveleve përkatëse të kompanisë shqetësimet e klientëve.
- Pas dorëzimit, të numërojë mallin ose porosinë për të garantuar saktësinë e pranimit.
- Të kujdeset për mjetin e punës dhe dokumentacionin përkatës.
- Të ruajë dhe grumbullojë dokumentacionin e mallrave që shpërndan.
- T'i kryejë detyrat duke respektuar rregullat e trafikut rrugor.
Kualifikimet
Kërkesat për këtë pozicion:
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të posedojë leje drejtimi automjeti.
- Të jetë i saktë dhe i disiplinuar në administrimin e mjetit.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.
- Të ketë përvojë të ngjashme në sektorin e shpërndarjes.
- Të ketë komunikim të mirë.
- Të jetë i aftë për punë ekipore.
Kompania ofron pagë shumë të mirë dhe mundësi për promovim.