N.P.L. Pallati i Rinisë SH.A., Prishtinë, shpall konkurs publik për plotësimin e vendit të lirë të punës: Zyrtar për Paga (një vend pune).
Lartësia e pagës
- Paga bazë bruto është 597.50 EUR, e cila rrjedh nga koeficienti 2.5
- Për çdo vit të përvojës së punës, punonjësi përfiton shtesë prej 0.5%, në përputhje me legjislacionin në fuqi
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kryen llogaritjet e të ardhurave personale për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes
- Kryen llogaritjen e pushimit mjekësor të punëtorëve
- Kryen llogaritjen e shtesave të tjera në pagë dhe mban evidencë mujore e vjetore
- Udhëheq kartelat e të ardhurave personale të punëtorëve
- Jep vërtetime për të ardhurat personale sipas nevojave
- Bën llogaritjen e shujtës për punëtorët sipas regjistrave të shërbimeve
- Përpilon raportin mujor të punëtorëve për statistikë në lidhje me të ardhurat personale
- Kryen llogaritjen e kontributeve në shumën e paraparë për të ardhurat personale
- Kryen edhe punë të tjera me përgjegjësi sipas urdhëresës së eprorit
Kualifikimet dhe aftësitë
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik
- Përvojë profesionale 3-vjeçare në kalkulim të pagave
- Njohuri të mira të ligjeve, rregulloreve të punës dhe udhëzimeve administrative që ndërlidhen me marrëdhëniet e punës
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxheriale
- Preferohen trajnime të ndryshme dhe certifikime në fushën e burimeve njerëzore
- Aftësi për të punuar në një mjedis të shpejtë dhe me afate të shkurtra