PËRGJEGJËS/E I/E BURIMEVE NJERËZORE DHE GENERAL SERVICES
Roli: Përgjegjës/e i/e Burimeve Njerëzore dhe General Services
Vende të lira: 1
Selia qendrore: Prishtinë
Vendi i angazhimit: Prishtinë, duke ofruar mbështetje edhe për Paketos International dhe degën e postës vendore
Përmbledhje e punës:
Ky rol mbulon drejtimin e proceseve të burimeve njerëzore brenda kompanisë dhe bashkërendimin e shërbimeve të përgjithshme (General Services). Ky sektor mbështet veprimtarinë e Paketos International, që merret me postën ndërkombëtare, si dhe të degës së Paketos për postën vendore.
Në këtë pozitë përfshihen përzgjedhja dhe administrimi i personelit, mbajtja e dokumenteve të punësimit, administrimi i marrëveshjeve me ofruesit e shërbimeve dhe organizimi i shërbimeve mbështetëse. Gjatë këtyre proceseve duhet të sigurohen respektimi i legjislacionit të punës dhe saktësia e konfidencialiteti i të dhënave. Ushtrimi i rolit kërkon aftësi të larta organizimi, integritet në punë dhe përkushtim ndaj shërbimit cilësor, sipas standardeve të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Drejtimi i rekrutimit dhe përzgjedhjes së personelit, nga shpallja e vendeve të lira dhe intervistimi deri te integrimi i punonjësve të rinj.
- Hartimi dhe përditësimi i kontratave të punës, dosjeve individuale dhe regjistrave të personelit.
- Regjistrimi dhe ndjekja e orarit të punës, pushimeve vjetore, lejeve për sëmundje dhe mungesave.
- Bashkëpunimi me departamentin e financave lidhur me dokumentet për pagat dhe kompensimet.
- Sigurimi i respektimit të legjislacionit të punës, rregullave të rendit shtëpiak dhe politikave të brendshme të kompanisë.
- Adresimi i rasteve disiplinore dhe ankesave të personelit, së bashku me organizimin e trajnimeve dhe vlerësimeve të performancës.
- Sigurimi i konfidencialitetit të rreptë dhe mbrojtjes së të dhënave personale të punonjësve.
- Administrimi i marrëveshjeve me ofruesit e shërbimeve, veçanërisht atyre për shërbime softuerike, përfshirë licencat, abonimet dhe mirëmbajtjen, si dhe monitorimi i afateve dhe rinovimeve të tyre.
- Organizimi dhe kontrolli i pastrimit të ambienteve të Paketos dhe i shërbimeve të tjera të ngjashme mbështetëse.
- Organizimi i furnizimeve me materiale, pajisje e uniforma dhe mbajtja e regjistrave të inventarit.
- Ofrimi i mbështetjes për projektet e postës vendore, përfshirë shpërndarjen e faturave të furnizimit me energji, përmes planifikimit të personelit dhe shërbimeve mbështetëse për ekipet në terren.
- Bashkërendimi i afërt me Project Manager-in dhe mbikëqyrësit e postierëve për të planifikuar kapacitetet e personelit.
- Hartimi i raportimeve periodike për burimet njerëzore dhe veprimtarinë e sektorit të shërbimeve të përgjithshme.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi, Drejtësi, Ekonomi apo në një fushë të përafërt.
- Të njohë mirë Ligjin e Punës në Kosovë dhe procedurat që lidhen me punësimin.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në organizim dhe komunikim.
- Të jetë në gjendje të administrojë kontrata dhe dokumentacion administrativ.
- Të përdorë mirë Microsoft Office (Excel, Word).
- Të zotërojë gjuhën shqipe dhe angleze në nivel të avancuar.
- Të tregojë korrektësi, ndjenjë përgjegjësie dhe besueshmëri të lartë në ushtrimin e profesionit.
- Përvoja e mëparshme në burime njerëzore, administratë apo administrim kontratash përbën avantazh, por nuk është kusht i detyrueshëm.
Çfarë ofrohet:
- Shpërblim konkurrues, i përcaktuar në bazë të përvojës dhe kualifikimeve.
- Punësim me kontratë të rregullt dhe me kohë të plotë.
- Trajnim në fillim të angazhimit mbi procedurat e kompanisë dhe projektet në zbatim.
- Mundësi për ngritje profesionale dhe përparim në karrierë.
- Mjedis profesional pune me dinamikë të lartë.