Përshkrimi
Kërkohet një specialist me përvojë praktike në saldim, në veçanti në saldime me një tegel, si edhe në punime ndërtimore të karpenterisë. Pozita kërkon aftësi për përgatitjen, montimin dhe lidhjen e elementeve metalike, si dhe për realizimin e punimeve të ndryshme në konstruksione dhe struktura prej betonarmeje.
Detyrat
- Realizimi i punimeve të saldimit me një tegel në përputhje me kërkesat teknike, duke përdorur mjetet dhe pajisjet për saldim, prerje dhe përpunim.
- Përgatitja dhe lidhja e pjesëve metalike për lloje të ndryshme konstruksionesh.
- Matja, prerja, montimi dhe përshtatja e materialeve sipas nevojës së punës.
- Zbatimi i punimeve të karpenterisë në kantierin e ndërtimit.
- Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe i rregullave të punës në kantier.
- Verifikimi vizual i cilësisë së punimeve dhe përmbyllja e tyre sipas kërkesave të përcaktuara.
Kualifikimet
- Përvojë pune në saldime me një tegel.
- Eksperiencë në fushën e ndërtimit dhe të karpenterisë.
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar udhëzime teknike.
- Shkathtësi praktike, saktësi dhe ndjenjë përgjegjësie në punë.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.
- Gatishmëri për angazhim në kantier dhe në mjedise të ndryshme pune, përfshirë edhe punime të ngjashme në kantiere të tjera të kompanisë.