Përshkrimi
Pozita ka për qëllim përgatitjen dhe servirjen e pijeve në mënyrë profesionale, duke ruajtur cilësinë e shërbimit dhe një përvojë të mirë për klientët.
Detyrat
- Përgatit pijet dhe i shërben ato në përputhje me standardet e lokalit.
- Mban banakun të pastër dhe të sistemuar.
- Mbikëqyr gjendjen e stokut të pijeve dhe të pajisjeve që përdoren në banak.
- Kujdeset që pijet e serviruara të kenë cilësi të mirë dhe paraqitje të rregullt.
- Administron porositë dhe bashkëpunon ngushtë me kamarierët.
- Zbaton rregullat e higjienës dhe të sigurisë ushqimore.
- Mirëmban pajisjet e punës dhe njofton për çdo problem teknik që paraqitet.
- Ofron shërbim të saktë dhe profesional për klientët.
Kualifikimet
- Edukimi: Kërkohet arsim i mesëm, i përgjithshëm ose profesional.
- Eksperienca: Përvoja e mëparshme në rolin e banakierit konsiderohet përparësi.
- Aftësi të tjera: Nevojiten aftësi të mira komunikimi, ritëm i shpejtë në punë, njohuri bazë për pijet dhe koktejet, si edhe korrektësi dhe përgjegjshmëri.