Përshkrimi
Në “ORION Shpk”, Financieri/ja e Projektit kujdeset për regjistrimin e dokumenteve bazë financiare, rakordimin e llogarive me furnitorët dhe klientët, si edhe hartimin e raporteve financiare. Rezultatet financiare ia raporton me saktësi Menaxheres së Financës.
Detyrat kryesore
- Regjistron dokumentet financiare në kontabilitet dhe ndjek gjendjen e tyre.
- Harton raporte financiare periodike në përputhje me udhëzimet dhe kërkesat e Drejtorit të Financës dhe Drejtorit Operacional.
- Rakordon llogaritë me klientët dhe furnitorët.
- Administron kartelat e debitorëve, kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabël për projektet që ka në ngarkim.
- Analizon të ardhurat dhe shpenzimet.
- Punon së bashku me menaxherët e financave dhe të projekteve për optimizimin e rezultateve financiare dhe mbështetjen e nismave strategjike.
- I raporton Eprorit çdo javë për detyrat e përfunduara dhe i paraqet planifikimin e punës për javën pasuese.
- Vepron në përputhje me politikat, procedurat dhe rregullat e kompanisë.
- Drejton projekte dhe nisma ndërfunksionale që synojnë përmirësimin e proceseve dhe sistemeve financiare.
- Krijon dhe mirëmban marrëdhënie të qëndrueshme me palët e interesuara brenda dhe jashtë kompanisë, në mbështetje të objektivave të biznesit.
Kualifikimet e nevojshme
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Fakultetin Ekonomik, dega Financë.
- Të zotërojë të paktën 5 vite përvojë pune në financë dhe kontabilitet.
- Përvoja në industrinë e ndërtimit është kusht i detyrueshëm.
- Të njohë shumë mirë programet e analizës financiare; përparësi ka njohja e Navision, si edhe e programeve Financa 5 dhe Exel.
- Të zotërojë aftësi për analizë dhe të jetë i orientuar drejt gjetjes së zgjidhjeve.
- Të komunikojë shkëlqyeshëm me gojë dhe me shkrim, duke paraqitur informacionin financiar kompleks në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur.
- Të ketë motivim për arritjen e rezultateve dhe për përmirësim të vazhdueshëm.
- Të bashkëpunojë mirë, të ketë aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të krijojë marrëdhënie të mira me kolegët.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
Dokumentet e kërkuara