Përshkrimi
Orbico sh.p.k., pjesë e Orbico Group, nisi veprimtarinë në vitin 2010 dhe që atëherë është zhvilluar në një prej kompanive kryesore të distribucionit. Në bashkëpunim me 22 partnerë dhe më shumë se 60 marka, Orbico Albania synon t’u përgjigjet nevojave të përditshme të konsumatorëve përmes produkteve cilësore dhe shërbimit të shkëlqyer. Për individët ambiciozë dhe dinamikë që dëshirojnë të ndërtojnë karrierën në një kompani udhëheqëse të distribucionit, aktualisht është i lirë pozicioni Specilist/e i Burimeve Njerezore.
Përgjegjësitë
- Administron proceset dhe veprimtaritë e përditshme të Burimeve Njerëzore dhe mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e tyre.
- Bashkëpunon drejtpërdrejt me Menaxherin e Burimeve Njerëzore ose eprorin e drejtpërdrejtë për projekte të ndryshme të kësaj fushe.
- Vë në zbatim politikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore, qofshin ato të reja apo të rishikuara.
- Mbështet rekrutimin duke publikuar vendet e lira, kontaktuar kandidatët, ngritur panelet e përshtatshme të intervistimit dhe mbikëqyrur zhvillimin e intervistave.
- Lehtëson rekrutimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të kualifikuar për vendet vakante, si edhe integrimin e punonjësve të rinj në kompani.
- Përmbush punët administrative që shoqërojnë të gjitha fazat e marrëdhënies së punonjësve me kompaninë.
- Kontrollon, ndjek dhe dokumenton përmbushjen e kërkesave për trajnimet e detyrueshme dhe jo të detyrueshme, edukimin e vazhdueshëm dhe vlerësimet e punës.
- Harton materiale informuese të Burimeve Njerëzore, përfshirë broshurat e përfitimeve dhe manualin e punonjësve, si dhe u jep punonjësve mbështetje për çështje të punës.
- Kujdeset që partnerët e brendshëm dhe të jashtëm të marrin informacionin e nevojshëm për proceset e Burimeve Njerëzore.
- Kontribuon në hartimin dhe realizimin e projekteve dhe nismave të BNJ-së për kompensimin dhe përfitimet, të nxënit, zhvillimin profesional, trajnimet dhe marrëdhëniet me punonjësit.
- Mban të përditësuara dhe në rregull dosjet e personelit dhe dokumentet e Burimeve Njerëzore.
- Merr dhe trajton pyetjet e ankesat e partnerëve të brendshëm, duke ia përcjellë çështjet përkatëse Menaxherit të Burimeve Njerëzore.
- Harton, analizon dhe përditëson raportet periodike të BNJ-së për pagat dhe kompensimin, numrin dhe lëvizjet e punonjësve, si edhe praninë dhe mungesat e tyre.
- Përmbush edhe detyra të tjera që i caktohen nga eprori i drejtpërdrejtë ose punëdhënësi.
- Zhvillon marrëdhënie profesionale përmes bashkëpunimit me biznesin dhe palët e interesuara.
- Ndihmon kolegët e ekipit të Burimeve Njerëzore në punët operative të përditshme dhe në detyrat që lindin sipas nevojës.
- Kujdeset për organizimin e veprimtarive për punonjësit dhe të aktiviteteve të tjera të nevojshme.
- GarantON përputhjen e proceseve të Burimeve Njerëzore me kërkesat ligjore dhe bashkëpunon ngushtë me partnerët ligjorë vendorë.
- Menaxhon korrespondencën zyrtare dhe ua shpërndan dokumentet përkatëse personave përgjegjës.
- Bashkërendon veprimtaritë për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë me personat përgjegjës dhe ofruesit e jashtëm të shërbimeve.
- Ndjek dhe dokumenton kryerjen e kontrolleve mjekësore periodike dhe të veprimtarive të tjera të detyrueshme për shëndetin në punë.
- Administron materialet dhe furnizimet e zyrës, ndjek nevojat dhe bashkërendon porositë me furnitorët përkatës.
- Bashkërendon komunikimin me agjencitë e udhëtimit, hotelet dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve për të mbështetur organizimin e udhëtimeve të punës së punonjësve.
Kualifikimet e kërkuara
- Zotërim i mirë i legjislacionit të punës dhe i proceseve të Burimeve Njerëzore.
- Komunikim, bashkëpunim dhe ndërveprim shumë i mirë me punonjësit në çdo nivel të organizatës.
- Njohuri dhe zotësi praktike për rekrutimin, përzgjedhjen dhe integrimin e punonjësve të rinj.
- Njohje e administrimit të personelit, menaxhimit të dokumenteve dhe përditësimit të të dhënave të punonjësve.
- Përdorim shumë i mirë i programeve MS Office, aftësi për analizimin dhe interpretimin e të dhënave dhe për hartimin e raporteve periodike të BNJ-së.
- Aftësi për të mbrojtur konfidencialitetin dhe për të trajtuar me përgjegjësi të dhënat personale e informacionin sensitiv.
- Sjellje profesionale me integritet, korrektësi dhe etikë në marrëdhëniet me punonjësit dhe palët e tjera të interesuara.
- Organizim dhe menaxhim i mirë i kohës, duke respektuar afatet dhe përparësitë.
- Përparësi përbën arsimi i lartë në Burime Njerezore, Administrim Biznesi, Psikologji, Juridik ose fusha të përafërta.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze.
Çfarë ofron kompania:
- Punësim me kontratë me kohë të plotë.
- Hapësira për zhvillim të mëtejshëm profesional.
- Kompensim përmes një pakete konkurruese.
- Mundësi për t’iu bashkuar një kompanie dinamike që po rritet.
- Bashkëpunim me një ekip të motivuar në një mjedis të këndshëm pune.
Dokumentet e kërkuara
Kontaktimi do të bëhet vetëm me kandidatët që përzgjidhen.