Përshkrimi
Për të zgjeruar stafin e saj, kompania farmaceutike "Optimus Pharma" shpk kërkon të punësojë Farmacist/e.
Detyrat
- Hartimi, menaxhimi dhe përditësimi i dokumentacionit rregullator sipas legjislacionit në fuqi.
- Mbajtja e komunikimit me autoritetet përkatëse dhe partnerët lidhur me çështjet rregullatore.
- Vënia në zbatim dhe mbikëqyrja e procedurave të brendshme të cilësisë dhe e sistemit të dokumentacionit të depos.
- Verifikimi dhe garantimi që veprimtaria e depos përmbush kërkesat ligjore dhe rregullatore.
Kualifikimet
Kriteret e kualifikimit:
- Të ketë diplomë universitare në Farmaci.
- Të njohë legjislacionin farmaceutik dhe procedurat rregullatore.
- Të zotërojë aftësi të mira në organizim dhe komunikim.
- Të zotërojë anglishten në nivel të avancuar për përpunimin e dokumentacionit profesional.
- Përvoja në çështje rregullatore pranë një depoje farmaceutike vlerësohet si përparësi.
Çfarë ofrojmë:
- Një mjedis pune që ofron profesionalizëm dhe mbështetje.
- Trajnime dhe mundësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional në fushën Regulatory Affairs/Quality.
- Pjesëmarrje në projekte dhe në bashkëpunime ndërkombëtare.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që përzgjidhen.
Dokumentet e kërkuara