Përshkrimi
Përmbledhja e rolit
Shitësja – Optikë mirëpret klientët çdo ditë në dyqan, identifikon kërkesat e tyre dhe u sugjeron alternativat më të përshtatshme për skelete, lente dhe aksesorë.
Detyrat
Kandidati i zgjedhur do të angazhohet me kohë të plotë, me prani fizike në dyqan për 6.5 ore ne dite, në Tiranë, dhe do të ketë këto përgjegjësi:
- Menaxhimin e procesit të shitjes dhe mbështetjen e klientëve.
- Paraqitjen e produkteve dhe sqarimin e tyre për klientët.
- Kujdesin për vendosjen në ekspozim dhe organizimin e zonave të shitjes.
- Asistimin e klientëve gjatë zgjedhjes së syzeve dhe lenteve.
- Komunikimin e qartë të veçorive teknike, çmimeve dhe promocioneve.
- Punën e përbashkët me ekipin për përmbushjen e objektivave të shitjes.
- Realizimin e veprimeve bazë të arkës dhe evidentimin e shitjeve.
- Ndjekjen e trajnimeve të brendshme për produktet dhe metodat e shitjes.
Kualifikimet
Kërkesat për kandidatin
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit, si edhe orientim i lartë për zhvillim profesional.
- Përvojë, edhe e kufizuar, në shitje, me aftësi për punë sipas objektivave dhe kontribut në rezultatet e pikës së shitjes.
- Zotësi për të përvetësuar shpejt njohuri të reja mbi produktet dhe procedurat, si dhe për të bashkëpunuar e ndarë njohuritë me ekipin.
- Përvoja e mëparshme në shitje, interesimi për fushën e optikës dhe njohja e mirë e programeve bazë kompjuterike konsiderohen avantazh.
- Disponueshmëri për punë me turne, duke përfshirë fundjavat dhe ditët festive.