Spitali Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “Onix SPA“ L.L.C. në Banjë, komunë e Istogut, shpall konkurs pune për: Farmacist, me orar tëplotë pune.
Kualifikimet dhe dokumentacioni i kërkuar
- CV (biografia profesionale);
- Diplomë përkatëse
- Licencë valide
Aftësitë dhe përgjegjësitë e kërkuara
- Përvojë pune
- Aftësi komunikuese dhe organizative
- Njohuri kompjuterike
- Aftësi ndërpersonale për të krijuar një raport me pacientët,
Mënyra e aplikimit
- Aplikacionet mund të merren dhe të dorëzohen edhe fizikisht në zyrat përkatëse të objekteve TERMAL dhe ONIX SPA, në Banjë, Istog.
- Konkursi mbetet i hapur nga data 13.11.2026.