Përshkrimi i punës
Për llogari të një klienti të saj, OMNES Agency po kërkon një Magazinier.
Kualifikimet e nevojshme
- Të ketë përvojë të mëparshme pune në magazinë ose në logjistikë.
- Të dallohet për vëmendje, shkathtësi dhe energji.
- T’i kushtojë rëndësi të veçantë mbajtjes pastër dhe organizimit të hapësirës së punës.
- Të tregojë korrektësi, përgjegjësi dhe qëndrueshmëri në punë.
Kushtet e punës përfshijnë:
- Punohet 6 ditë në javë, ndërsa dita e pushimit caktohet me rotacion.
- Puna jashtë orarit kompensohet me pagesë.
- Ekziston mundësia që transporti të organizohet së bashku me kolegët e punës.