OMNES, në emër të një klienti kërkon të punësojë 2 vajza që flasin rrjedhshëm gjuhën italiane për pozicionin Client Relations Specialist.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i telefonatave me klientë potencialë nga Italia.
- Komunikimi dhe ndjekja e leads në gjuhën italiane.
- Informimi i klientëve mbi shërbimet dhe trajtimet e klinikës.
- Ndjekja e klientëve potencialë dhe kthimi i tyre në klientë të klinikës.
- Organizimi dhe konfirmimi i takimeve.
- Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me klientët dhe ndjekja e tyre deri në realizimin e vizitës.
- Ndërtimi i një marrëdhënieje profesionale dhe pozitive me klientët.
Kërkesat:
- Të flasë italisht në nivel shumë të mirë, veçanërisht në komunikimin verbal.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindjeje.
- Përvojë në Customer Care, Call Center, Sales ose Appointment Setting përbën avantazh.
- Të jetë energjike, korrekte, e organizuar dhe e orientuar drejt rezultateve.
- Aftësi për të punuar me objektiva dhe për të menaxhuar disa klientë njëkohësisht.
Orari:
- E Hënë – E Shtunë | 10:00 – 18:00
- E Diela: pushim
- 1 e shtunë pushim në muaj, me rotacion
Pagesa:
Bazë + 1% komision për çdo klient të sjellë në klinikë.
Vendndodhja:
Pazari i Ri, Sheshi Avni Rustemi, Tiranë