Omnes, në emër të një klienti është në kërkim të Head of Procurement.
Vendndodhja: Rruga e Elbasanit, Pallatet Saturn, Tiranë
Orari i punës
- E hënë – E premte: 08:00–17:00, me 1 orë pushim.
- E shtunë: 09:00–13:00.
Përgjegjësitë kryesore
- Organizimi dhe ndjekja e proceseve të prokurimit dhe furnizimit të kompanisë.
- Identifikimi dhe komunikimi me furnitorët, si dhe negocimi i çmimeve dhe kushteve të bashkëpunimit.
- Ndjekja e porosive, afateve të dorëzimit dhe dokumentacionit përkatës.
- Koordinimi i procedurave të import-eksportit dhe dokumentacionit doganor.
- Komunikimi në gjuhën angleze me klientë dhe partnerë të huaj.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar furnizim në kohë dhe në përputhje me nevojat e kompanisë.
Kriteret e kërkuara
- Minimumi 1 vit eksperiencë pune në prokurime, furnizim ose një pozicion të ngjashëm.
- Njohuri mbi procedurat doganore dhe dokumentacionin e import-eksportit.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, veçanërisht për komunikim profesional me klientë dhe partnerë.
- Aftësi të mira negociuese, organizative dhe komunikuese.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
Çfarë ofrohet?
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe aftësive profesionale.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Mjedis pune bashkëpunues dhe mundësi për të kontribuar në zhvillimin e proceseve të prokurimit të kompanisë.