OMNES, në emër të një klienti, po kërkon të punësojë një Asistent/e Zyre, e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e komunikimit me klientët dhe koordinimin e informacionit brenda kompanisë.
Vendndodhja: Autostrada, pranë Neranx.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi dhe komunikimi me klientët.
- Hedhja dhe përditësimi i të dhënave në sistem.
- Prezantimi dhe përcjellja e informacioneve përkatëse.
- Ndarja dhe përcjellja e informacionit tek departamentet përkatëse.
- Mbështetja në koordinimin e proceseve administrative të zyrës.
- Organizimi dhe ndjekja e detyrave të përditshme të zyrës.
Kërkesat:
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
- Njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike dhe sistemeve të menaxhimit të të dhënave.
- Përpikmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë.
- Eksperienca e mëparshme në pozicione administrative ose të ngjashme përbën avantazh.
Orari i punës:
- E hënë – E premte: 08:00 – 17:00
- Pushim: 1 orë
- E shtunë: 08:00 – 14:00; 2 të shtuna janë pushim
- E diel: Pushim