OLYMP HAUS po kërkon kandidat/e për pozitën e Kontabilist/e në Prishtinë.
Detyrat kryesore:
- Regjistron veprimet financiare, kryen pagesat dhe mban të përditësuara librat kontabël.
- Harton raporte financiare mujore dhe vjetore për menaxhmentin.
- Bën rakordimin e llogarive bankare dhe administron pagesat ndaj furnitorëve.
- Mbikëqyr inventarin financiar dhe kalkulon amortizimin e aseteve fikse.
- Kujdeset për respektimin e rregullave tatimore dhe standardeve të kontabilitetit.
- Ofron dokumentacionin e nevojshëm për auditimet e jashtme.
- Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara nga Menaxhmenti.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në kontabilitet, financa ose fusha të përafërta.
- Së paku dy (2) vite përvojë profesionale në financa dhe kontabilitet.
- Njohuri të mira të legjislacionit fiskal dhe standardeve kontabël në Kosovë.
- Aftësi të mira për përdorimin e programeve financiare; njohja e Pro Data është përparësi.
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, sidomos Excel.
- Përparësi kanë kandidatët që janë anëtarë të ShKÇAK ose të një organizate të ngjashme profesionale.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, me përgjegjësi të lartë dhe integritet profesional.