Njoftim për punësim
Kompania “OCM International” po kërkon kandidatë për pozitën “Operations & Safety Supervisor” (2 pozita).
Lokacionet:
- Podujevë - 1 pozitë
- Gjakovë - 1 pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:
- Organizon dhe koordinon aktivitetet operative të qendrave tregtare, duke përfshirë udhëheqjen, mbikëqyrjen, përzgjedhjen dhe trajnimin e stafit të sigurisë.
- Identifikon rreziqet e mundshme, propozon masa për minimizimin e tyre dhe shqyrton raportet e incidenteve për të sugjeruar përmirësime.
- Punon ngushtë me institucionet shtetërore përkatëse, si policia dhe zjarrfikësit, me qëllim ruajtjen e standardeve të sigurisë në qendër.
- Reagon ndaj situatave emergjente dhe përgatit raportime për aksidente, incidente me substanca të rrezikshme, zjarre dhe rreziqe të tjera.
- Administron dhe përzgjedh ofrues të jashtëm për mirëmbajtje, pastrim, riparime dhe siguri fizike.
- Mban raporte të mira me qiramarrësit dhe bën raportim të rregullt për gjendjen aktuale dhe përmirësimet operacionale.
- Harton dhe zbaton objektiva strategjike dhe operacionale për avancimin e shërbimeve dhe proceseve të kompanisë, në përputhje me legjislacionin.
- Mbikëqyr të gjitha shërbimet dhe punimet brenda qendrës tregtare, duke përfshirë pastrimin, dezinfektimin, mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe të impianteve.
- Ka përgjegjësi për përdorimin e softuerit operativ "Service Desk" për administrimin e aktiviteteve të qendrës tregtare.
- Menaxhon drejtpërdrejt personelin e shërbimit të sigurisë, duke përfshirë përzgjedhjen, aftësimin dhe menaxhimin e tij.
Kushtet për aplikim:
- Të ketë përfunduar nivelin bachelor në fusha relevante.
- Të ketë përvojë pune me furnitorë dhe kontraktorë të jashtëm.
- Të ketë përvojë në inspektimin dhe monitorimin e shëndetit dhe sigurisë në punë.
- Të posedojë aftësi menaxheriale për delegimin e detyrave dhe zgjidhjen e problemeve të përditshme.
- Të ketë aftësi organizative në menaxhimin e kohës, punën nën presion dhe vendosjen e prioriteteve.
- Të zotërojë rrjedhshëm gjuhën angleze, të paktën në nivelin B1 (obligative).
- Përvoja e mëhershme në Polici, Ushtri apo struktura të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Të jetë i aftë për përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në vendin e punës.
Dokumentet e kërkuara: