Konkurs pune
“OCM International” po kërkon të punësojë një Asistente Administrative.
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të administrojë dokumentacionin kontabël të zyrës dhe ta përcjellë atë te kontabilisti i kompanisë.
- Të koordinojë ndërlidhjen e arkës së zyrës me departamentin e financave.
- Të menaxhojë agjendën personale të CEO-s dhe shërbimet përkatëse, përfshirë makinën e kompanisë, akomodimin, sigurimet, korrespondencën dhe transfertat.
- Të mbajë përgjegjësi për arkivimin e dokumenteve të zyrës.
Kualifikimet dhe përvoja
- Të posedojë diplomë universitare në Ekonomi, Banka dhe Financa, Administrim Biznesi ose në një fushë tjetër relevante.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze, si kusht i domosdoshëm.
- Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në administratë.
- Të jetë i/e përgatitur për një ambient pune dinamik dhe për avancim profesional.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira në Microsoft Excel.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe raporti me klientë.
Afati i fundit për aplikim është 31.07.2026.