SHPALLJE PËR PUNË
OCM International shpall një vend të lirë pune për pozitën:
“Asistente Administrative”
Vendi i punës: Ferizaj
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
- Mbajtja dhe administrimi i llogarive financiare aktive e pasive të kompanive kliente.
- Hartimi, evidentimi dhe përcjellja e faturave te klientët dhe furnitorët.
- Organizimi dhe realizimi i pagesave, së bashku me administrimin e dokumenteve financiare të furnitorëve.
- Administrimi i kontratave të qirasë për qendrat tregtare që janë nën menaxhim, në bashkërendim me menaxherin e sektorit.
- Ofrimi i përkrahjes administrative dhe logjistike për menaxhmentin e lartë, në përputhje me nevojat operative të kompanisë.
Kualifikimet dhe përvoja e nevojshme:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Banka dhe Financa, Administrim Biznesi ose në fusha të lidhura.
- Njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme.
- Së paku 2 vite përvojë pune në administratë.
- Gatishmëri për t’u angazhuar në punë dinamike dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
- Zotërim i shkëlqyer i Microsoft Excel.
- Aftësi komunikimi dhe shkathtësi në marrëdhëniet me klientët.
Dokumentet e kërkuara