Këshilltar/e Shitjesh
Përmbledhje e Pozicionit
OBBU Gallery është një dyqan luksoz multi-brand që ofron një përzgjedhje të kuruar të markave të nivelit të lartë në fushën e modës, aksesorëve dhe produkteve lifestyle. Galeria është konceptuar për të ofruar një përvojë premium blerjeje me marka ekskluzive. Anëtarët e ekipit inkurajohen të ofrojnë një shërbim të jashtëzakonshëm ndaj klientit, duke përfaqësuar vlerat e luksit, autenticitetit dhe vëmendjes ndaj detajeve.
Roli kombinon shitjen aktive, këshillimin personal të klientit, njohjen e thelluar të produkteve dhe markave, si dhe kujdesin për standardet e prezantimit të dyqanit.
Kandidati ideal duhet të ketë orientim të fortë ndaj klientit dhe rezultateve, komunikim të shkëlqyer, prezencë profesionale dhe interes të veçantë për modën, stilin dhe produktet premium.
Përgjegjësitë Kryesore
- Mirëpritja dhe asistimi profesional i klientëve gjatë gjithë procesit të blerjes.
- Identifikimi i nevojave, preferencave dhe stilit personal të klientëve, si dhe ofrimi i rekomandimeve të personalizuara.
- Prezantimi i koleksioneve, produkteve dhe markave në mënyrë tërheqëse dhe profesionale.
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Sigurimi që ekspozimi, organizimi dhe mirëmbajtja e produkteve të jenë në përputhje me standardet e dyqanit.
- Menaxhimi i stokut, rezervimeve dhe procedurave të shitjes.
- Kryerja me saktësi e transaksioneve, pagesave, kthimeve dhe kërkesave pas shitjes.
- Informimi i klientëve për koleksionet e reja, lançimet dhe uljet promocionale.
- Bashkëpunimi me ekipin për arritjen e objektivave dhe ruajtjen e standardeve të larta të shërbimit.
- Mbledhja e feedback-ut nga klientët dhe komunikimi i tij me menaxhimit.
- Bashkëpunimi me marketingun për identifikimin e produkteve që kërkojnë promovim të veçantë.
- Ndjekja me korrektësi e procedurave të brendshme të kompanisë për furnizimin, magazinimin dhe sistemimin e produkteve.
- Kryerja e detyrave të tjera të arsyeshme që lidhen me aktivitetin e biznesit, sipas kërkesës së menaxhmentit.
Kualifikimi
- Përvojë e mëparshme në retail luksoz, modë ose në një tjetër mjedis me standard të lartë shërbimi ndaj klientit.
- Aftësi të forta në shitje dhe komunikim.
- Aftësi të shkëlqyera pune ne ekip dhe në krijimin e marrëdhënieve me klientët.
- Pasion për produktet luksoze, modën dhe ofrimin e një eksperience të jashtëzakonshme për klientët.
- Sjellje profesionale, vetëbesim dhe paraqitje e kuruar.
- Fleksibilitet për të punuar gjatë fundjavave, festave dhe periudhave me fluks të lartë në retail.
- Diskrecion dhe respekt për konfidencialitetin e klientëve.
Çfarë Ofrojmë
- Mundësi për të punuar në një ambient prestigjioz të retail-it luksoz.
- Trajnim të plotë mbi produktet dhe markat.
- Mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim të karrierës.
- Ambient pune dinamik.
- Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë shitje.
Raporton te: Administratori / Menaxher i Dyqanit
Departamenti: Retail / Shitje
Lloji i punësimit: Me kohë të plotë (7h/6d) - ditë pushimi fleksibël