Kompania “OAZA COMPANY” SH.P.K., me seli në Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, Llapnasellë, po kërkon të angazhojë persona të rinj, energjikë dhe të përkushtuar për pozitën e mëposhtme.
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës
- Koordinon aktivitetet administrative të zyrës.
- Mbikëqyr sistemin GPS të automjeteve të kompanisë dhe përgatit raporte periodike ditore për to.
- Menaxhon kalendarin ditor të Drejtorit Ekzekutiv, organizon takimet dhe pret vizitorët në emër të tij.
- Kujdeset për ruajtjen dhe administrimin e dokumentacionit të rëndësishëm të kompanisë.
- Pranon të gjitha shkresat, i administron ato dhe i evidenton në librin e protokollit.
- Kryen edhe detyra të tjera, varësisht nga kërkesat e Drejtorit Ekzekutiv.
Kualifikimi dhe përvoja e kërkuar
- Preferohet të posedojë diplomë universitare.
- Kërkohet përvojë pune prej 2 vitesh në një fushë të ngjashme.
- Duhet të ketë aftësi të mira komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
- Të jetë e aftë për bashkëpunim dhe punë në ekip.
- Të përballojë punën nën presion.
- Preferohet njohja e gjuhës Angleze ose e gjuhës Serbo-Kroate.
- Të ketë njohuri të mira në MS Office.
- Patentë shoferi e kategorisë "B" konsiderohet përparësi.
- Kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme nuk do të merren në shqyrtim.
Dokumentet e kërkuara